Gruevski nga Hungaria ka reaguar ndaj deklaratave të Izet Mexhitit se nëse do të kishte mundësi prap do kishte koailicionuar me Zaev dhe jo me atë.
“Nuk kam fare dyshim që Mexhiti do të bënte koalicion me Zaevin nëse do të kishte mundësi. Ai gjithmonë do të gjejë një arsye të mirë për këtë.
Nuk e di se ku e ka pasur nevojën për të demonstruar një mosrespekt të tillë ndaj anëtarëve të VMRO-DPMNE-së në këtë moment.
Është zgjedhje e tij dhe është kompliment për mua që Mexhiti zgjedh Zaev.
Është mirë që në këto zgjedhje qytetarët thanë se çfarë mendojnë për politikat e Zaevit dhe atyre që e mbështesin”, shkruan Gruevski në Facebook.