Gruevski është futur në Shqipëri në mënyrë ilegale


Nuk do të ketë përgjegjësi për Policinë Kufitare në lidhje me arratisjen e Nikolla Gruevskit, pasi që me siguri është konstatuar se ai nuk ka ikur nëpërmjet pikës legale kufitare drejt Shqipërisë, mëson SDK nga Prokuroria, njofton Portalb.mk.

Nuk dihet saktë se ku e ka kaluar kufirin që të arratiset në Shqipëri, supozohet se ka ikur nëpërmjet pikave ilegale për tejkalim që i shfrytëzojnë vendasit që jetojnë rreth kufijve të dy vendeve. Parahetimi ka konfirmuar se në arratisjen e tij nuk ka lëshime nga personat zyrtar nga Policia Kufitare “Qafëthanë”, “Shën Naum”, “Stenje Xhepçisht” dhe Bllato, të cilët zyrtarisht e kanë kaluar kufirin.

Incizimet nga kamerat e sigurisë nga zyrtarët kufitar të Shqipërisë dhe Malit të Zi janë siguruar, ndërkaq prej tyre Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion mund të duket vetëm se si ka lëvizur vetura diplomatike me të cilën nga Shqipëria Gruevski ka kaluar në Mal të Zi dhe Serbi, deri në Hungari.

Në lidhje me atë se si Gruevski ka hyrë në Hungari me letërnjoftim (pasi që pasaportën ia ka marrë Gjykata Themelore Shkupi 1), është çështje e këtij shtetit të BE-së. Ministria e Drejtësisë së Hungarisë ende nuk është deklaruar në lidhje me kërkesën e Maqedonisë për ta kthyer mbrapa të dënuarin Gruevski, të cilit autoritetet e atjeshme i kanë dhënë azil.