Gruevski: Është absurde që gjyqi kundër meje zgjat 11 orë


Ish kryeministri Nikola Gruevski pas përfundimit të dëgjimit të sotëm për rastin “Tenk” u ankua se edhe sot gjykimi zgjati pas orarit të punës.
– Edhe sot, megjithëse në asnjë gjykim nuk ka zgjatur mbi  11 orësh, gjykata jashtë orarit të punës vazhdoi gjyqin pa shpjeguar pse është e nevojshme, sepse rasti nuk ka as urgjencë dhe as kompleksitet.
Sipas tij, të gjithë 11 dëshmitarë sot dëshmuan në favor të mbrojtjes dhe korrektësinë e asaj që pretendojnë.
Ky është një lëndë e pakuptimtë dhe absurde dhe është një proces politik kundër meje.
Dëshmitë për rastin “Tenk” do të vazhdojnë më 27 prill ku do të dëshmojë Dejan Mitrevski-Urko.