Gruevski ende nuk është paraqitur në Shutkë për mbajtje të dënimit

Gjykata tha se sot kanë marrë njofton nga burgu në “Shuto Orizare”, ku thuhet se ish-kryeministri Nikolla Gruevski nuk është paraqitur në mbajtjen e dënimit më burg.

Nga gjykata shtojnë se gjatë ditës së sotme bëjnë përpjekje të reja që t’ia dorëzojnë vendimin Gruevskit për mbajtjen e dënimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nëse shërbimet gjyqësore përsëri nuk e gjejnë në shtëpi, gjegjësisht nëse gjykata vlerëson se ai qëllimisht ju shmanget shërbimeve gjyqësore, nesër mund që jepet urdhër që Gruevskit me forcë të dërgohet në burgun e Shuto Orizares apo ndaj tij të lëshohet fletarrestim.

Gjatë të premtes, shërbimet e gjykatës në disa përpjekje nuk arritën të gjejnë Gruevskin në adresën e banimit.

Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i OBRM-PDUKM-së është i dënuar me dy vite burg për rrastin “Tanku” të Prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e “mercedesit” luksoz.