Gazetari Lorenc Vangjeli, të enjten, deklaroi se ish-kryeministri Nikolla Gruevski u arratis nga vendi i tij për t’i shpëtuar arrestimit, duke kaluar në këmbë kufirin nga Shqipëria.
Vangjeli u shpreh se Gruevski i shoqëruar edhe nga persona të tjerë me shumë gjasa ka kaluar në këmbë kufirin dhe fjala është për në zonën e Prespës.
Vangjeli: Gruevski ka hyrë ilegalisht në Shqipëri dhe nuk është paraqitur në asnjë nga pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë. Dyshimet janë se ai ka kaluar në zonën e Prespës dhe i shoqëruar nga besnikët e tij. Ka kaluar në këmbë.