Ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, si dhe ish funksionarët tjerë kryesisht nga Qeveria e kaluar, që tani janë të akuzuar nga Prokuroria Speciale për keqpërdorim të pushtetit, kanë kërkuar shpëtim në Gjykatën ndërkombëtare në Strazburg, shkruan Fakte. Sipas avokatëve të Gruevskit, më tepër lëndë të cilat i ka proceduar PSP, janë dorëzuar në Strazburg.
Edhe nga gjykata ndërkombëtare kanë vërtetuar se së paku pesë lëndë që janë nën akuzën e PSP-së në Maqedoni, janë pranuar. Kryesisht kërkohet që bisedat e përgjuara, të ashtuquajturat ‘bomba’ të mos pranohen si prova. Kështu e gjitha puna e Prokurorisë Speciale do të binte në ujë, ndërsa të akuzuarit do të liheshin të lirë./FAKTE.Net