Artan Grubi nga BDI ka mohuar tërësisht akuzat e Lëvizjes Besa për presion ndaj deputetëve të këtij subjekt politik.Grubi nuk e përjashtoi mundësin për zgjerim të shumicës aktuale parlamentare.
Në lidhje me: Përveç Kastriot Rexhepit edhe një deputet tjetër i Besës pritet të mbetet pjesë e shumicës?!“Absolutisht jo, përkatësisht i ashtuquajturi koalicion “Levica” është ai që ka bërë presion ndaj deputetëve që të mos e shprehin vullnetin e tyre, bindjet e tyre. Rasti me Kastriot Rexhepin është eklatant, ku edhe vet ai deklaroi se ka presione nga partia amë, nga bashkëpunëtorët e deridjeshëm të tij partiak, që të mos votojë sipas bindjeve të tij”, tha Grubi.
Ai tha se shpreson që krerët e partive politike, të lënë deputetë të veprojnë sipas vullnetit të tyre.
“Unë nuk besoj që në këto parti politike nuk ka deputetë të cilët nuk duan që Maqedonia të bëhet anëtare e BE-së, dhe të nis bisedimet. Shpresoj që liderët e këtyre partive që u bashkuan me “Levicën” e Apasievit me VMRO-DPMNE-në dhe paritë tjera, do t’u lejojnë deputetëve të tyre të votojnë me bindjen e tyre personale”, tha Grubi.
Në lidhje me: Grubi: Në shumicë parlamentare janë të gjithë të mirëseardhur, përveç “Levicës” Grubi komentoi edhe mos-prezencën e deputetit Kastriot Rexhepi nga Lëvizja Besa në seancën për votim të mosbesimit ndaj Qeverisë gjatë ditës së enjte.
“Zotri Rexhepi tha se…mos gaboj, nesër do të ketë press konferencë dhe do të shpalos qëndrimet e veta, do të presim të gjithë, do ta dëgjojmë. Jam i lumtur që ai veproi në përputhje me bindjet e veta të thella euroatlantike”, deklaroi mes tjerash Grubi, duke shtuar se në shumicën aktuale parlamentare janë të gjithë të mirëseardhur, përveç “Levicës”.