Grubi zbulon projektin “gjigand” të autostradës Shkup-Bllacë (VIDEO)

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka zbuluar projektin e autostradës, Shkup-Bllacë. Ai ka njoftuar se me të përfunduar projekti tash Qeveria po përgatit fazën tenderuese. Projektin e plotë me pamje 3D zëvendëskryeministri i parë e ka zbuluar nëpërmes një video të publikuar në rrjetet sociale.

“Më në fund përfundon projektimi në të gjitha fazat e autostradës së tërë nga qarkorja e Shkupit deri në kufirin me Kosovën dhe tashmë jemi në fazën e përgatitjes së tenderimit. Në videon e mëposhtme e keni komplet projektin përfundimtar nga kufiri gjer në qarkore. Jemi në hapat e fundit drejt realizimit të dy ëndrrave shekullore, autostradë Prishtinë – Shkup dhe autostradë Shkup – Tiranë”, ka shkruar Grubi.