Grubi uron turqit që jetojnë në Maqedoni për Ditën e Arsimit të tyre!


Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, ka uruar turqit në Republikën e Maqedonisë së Veriut për Ditën e Arsimit në gjuhën e tyre amtare.

Sot bashkëqytetarët tanë me përkatesi turke shënojnë Ditën e аrsimit në gjuhën e tyre amtare në Maqedoninë e Veriut.

Me këtë rast, shpreh urimet më të sinqerta ndaj gjithë komunitetit turk në vendin tonë.
Në ditë festash duhet të përkujtohemi se kur jemi bashkë, jemi më të fortë dhe e plotësojmë njëri tjetrin.

Gëzuar 21 Dhjetorin!

<a href="http://”>