Grubi uron studentët për fillimin e vitit të ri akademik

Zëvendëskryeministri i parë i vendit, Artan Grubi bashkë me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 14-të të Universitetit Ndërkombëtar të Strugës dhe nga atje ka uruar të gjithë studentët e vendit për fillimin e vitit të ri akademik 2022/2023.

Në fjalimin e tij, Grubi ka potencuar rëndësinë e madhe që kanë universitetet në përgatitjen e kuadrove cilësore që më pas bëhen faktorë të zhvillimit të vendit. Ai ka inkurajuar studentët të jenë të vendosur në rrugën e dijes dhe të guxojnë për të shfaqur potencialin e tyre.

Postimi i plotë i Artan Grubit: