Zv.kryeministri i parë, Artan Grubi ka uruar fillimvitin e ri shkollor të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve. Grubi përpos urimit ka apeluar dhe lutur që të ketë më shumë kujdes ndaj shëndetit për shkak të pandemisë.
“Jam shumë i lumtur që fëmijët i rikthehen bankave shkollore pas një viti shumë të vështirë për procesin arsimor për arsye të pandemisë. Uroj që të gjithë nxënësit, prindërit e tyre dhe arsimtarët për këtë fillimvit mësimor me lutje dhe apel për kujdes ndaj shëndetit, por njëkohësisht edhe përkushtim maksimal ndaj mësimit.
Gjithashtu, një urim të veçantë dua ta bëj edhe për ata vogëlush që për herë të parë ulen në bankat e shkollës, duke nisur një ndër rrugët më të rëndësishme të jetës. Njëkohësisht, shpreh mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit për përkushtimin dhe angazhimin e tyre, të cilët edhe në kohë të vështira nuk hoqën dorë nga edukimi dhe arsimimi i fëmijëve. Urime dhe qoftë një vit i mbarë për të gjithë!” ka shkruar Grubi në Facebook.