Grubi tregon për gjendjen shëndetësore të Jahovskit

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi para gazetarëve komentoi edhe për shëndetin e bashkëpartiakut të tij Ismail Jahoski i cili dje u diagnostifikua me virusin korona.

Grubi theksoi se deputeti Jahoski ndjehet mirë duke shtuar se asnjë nga koleget deputetë nuk kanë simptoma të virusit korona.

“Vonë u dëgjova me të. Ndihet mirë dhe pritet që këto ditë të kthehet në shtëpi dhe të vazhdojë me mjekimin dhe sigurisht asnjë nga kolegët e tij as nga ne nuk ka asnjë simptomë. Për çfarë do të duhej të brengosemi. Sërish dua të apeloj deri te qytetarët t’u përmbahen masave dhe t’i shmangen tubimeve dhe kontakteve të panevojshme” deklaroi Artan Ggrubi nga BDI.