Tetova nuk është si çdo qytet tjetër, Tetova nuk është komunë, Tetova është kryeqytet i shqiptarëve, Tetova është avangarda e shqiptarëve dhe prandaj me 3-shin për Teutën, me 3-shin për Blerimin ju na obligoni të gjithë neve në Qeveri dhe parlament, por më së shumti e obligoni kryetarin Ali Ahmeti që Tetovën ta mbaj kryeqytet edhe atë në duart e duhura të tij. Kështu është shprehur sonte zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në tubimin e BDI-së në Tetovë ku u prezantua kandidatja për kryetare, znj. Teuta Arifi dhe lista e këshilltarëve.