Grubi: Të gjithë flasin për tubimin në Çair


Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë, Artan Grubi në emisionin Top Tema në televizionin Telma ka folur rreth tubimit që mbrëmë pati, Bashkimi Demokratik për Integrim në Çair. Foli edhe për uraganin e paralajmëruar nga Ali Ahmeti në tubimin e mbrëmshëm.

Ai tha se mbrëmë askujt nuk i është bërë presion që të merr pjesë në tubimin e ftuar nga BDI-ja dhe tha se të njëjtën e dëshmuan edhe qytetarët mbrëmë.

“Të gjithë flasin për tubimin e BDI-së, gjatë gjithë kësaj jave është biseduar për këtë tubim. E dini, që nga zgjedhjet lokale nuk ka pasur mbledhje në Çair, dega asnjëherë nuk ka mbajtur mbledhje, po as nëndegët. Nuk kishte asnjë takim në të cilën kryetari Ahmeti do tu drejtohej aktivistëve të Çairit. Siç e dini, 2.5 vite ka mosmarveshje, për atë është dhënë aq pompozitet ardhjes së Ali Ahmetit. Nuk kemi harxhuar asnjë denarë, mediat e kanë bërë punën e tyre. BDI-ja ka organizim të mrekullueshëm”, tha mes tjerash Grubi.

Foli edhe për organizimin dhe hodhi poshtë “akuzat” për presion.

“Kam kulturë tjetër, nuk kam kulturë të presionit. Çdo pozitë që kam pasur në të kaluarën ka qenë më e madhe se tjetra, nuk mundem të bëj presion, jam i edukuar në mënyrë të tillë. Mbledhja ishte e qetë. Kishte atmosferë fantastike, më tepër se gjysma ishin gra”, deklaroi Grubi.