Grubi takon kryetarin e Shkupit dhe Shkëndijës: “Biseduam për ligjin për ri-organizim të organeve shtetërore!”

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në ambientet e Ministrisë për Sistem Politik dhe Marëdhënije ndërmjet Bashkësive, ka pritur në takim kryetarët e klubeve të Shkupit, Suat Alija dhe Shkëndijës, Zamir Dika. Duke iu uruar sukses të dy klubeve, Grubi ka thënë se ky takim vjen si shkak i ndryshimeve në ligjin për ri-organizim të organeve të shtetit.

“Agjencioni për rini dhe sport do duhet të jetë nën kompetenca të Ministrisë për Sistem Politik. Takimet e para i filluam me ish kampionin dhe kampionin aktual të Ligës së parë të RMV-së, si dy klubet më të mëdha dhe sukseshme në vendin tonë dhe I ftova në bashkëpunim në lidhje me këtë plan të ministrisë po edhe të Qeverisë”, tha mes tjerash Grubi. Pohoi se këtë vikend nuk do të mund ta ndjek nga afër ndeshjen mes dy skuadrave shqiptare sepse nuk do të jetë në Maqedoni.