Grubi takon Hasanin, përkrahje qeveritare për Gostivarin

Zëvendëkryeministri i parë, Artan Grubi sot priti në takim kryetarin e degës së BDI në Gostivar njëherit zv.minisër i mbrojtjes, Bashkim Hasani.
Në takim, siç njofton Hasani është biseduar për realizimin e projekteve në komunën e Gostivarit.

“Pa dyshim që Gostivari meriton më shumë, më mirë, por pa përkrahjen e institucioneve shtetërore, kjo është e pamundur. Sot në takim me zv.kryeminisrin e parë, z. Artan Grubi nuk mungoi mbështetja e plotë për realizimin e projekteve për Gostivarin”, shprehet kryetari i degës së B DI në Gostivar njëherit zv.minisër i mbrojtjes, Bashkim Hasani.