Artan Grubi
Në kuadër të aktiviteteve të shumta, sot me kënaqësi kam pritur në takim përfaqësuesit e Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, në krye me Halil Kastratin.
Kemi diskutuar sfidat me të cilat përballet shoqëria jonë tash në kohë Pandemie si dhe kam vlerësuar lartë veprimtarinë e Shoqatës bamirëse për ndihmën që japin familjeve të shumta në nevojë.
Po bëhet punë e shkëlqyer përmes shtrirjes së dorës së përkrahjes njëri-tjetrit, andaj aksionet humanitare duhet të ndiqen si shembull nga gjithë shoqëria.