Grubi: Sondazhet e deritanishme mbështetesin kandidaturën e Fatmir Deharit për komunën e Kërçovës (VIDEO)

Zyrtari i larte i BDI-se dhe zevendes kryeministri i pare i qeverise Artan Grubi, ka deklaruar se anketimet e deritanishme vërtetojnë se kryetari aktual i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari e ka mbështetjen apsolute në kandidaturën e tij për mandatin e tretë qeverisës në komunën e Kërçovës.

“BDI ka zhvilluar anketime intensive në të gjitha komunat, përfshirë këtu edhe Kërçovën, anketa e fundit ka përfunduar javën e kaluar, ku janë anketuar 1 mijë e 100 banorë të kësaj komune dhe ku mund tju konfirmoj që Fatmir Dehari është me përkrahjen apsolutisht më të madhe të qytetarëve të komunës së Kërçovës. Shihet që zoti Dehari ka bërë shumë punë dhe shihet që banorët e duan zotin Dehari, që ti prijë komunës së Kërçovës për ti rrumbullaksuar të gjitha projektet e nisura.

Unë jam i bindur se edhe gjatë katër viteve të ardhshme kjo komunë do të udhëhiqet në mënyrën më të mirë të mundshme sepse do ta ketë mbështetjen e plotë të ministarve të BDI-së dhe qeverisë për ti realizuar ato projekte.
E keni parë se ai për çdo ditë promovon nga një projekt që i bëjmë bashkërisht ne si qeveri dhe komuna, edhe në të ardhmen ai do ta ketë përkrahjen e të gjithë ministrave për ti realizuar ato projekte”, potencoi Grubi.