Zëvendëskryeministri i parë, njëherit edhe ministri për system politik, Artan Grubi në emisionin Click Plus në TV21 përball gazetarëve, Fatmir Aliu e Arben Ratkoceri foli për inkuadrimin e RMV-së në NATO dhe formimit të Qeverisë dhe koalicionit me LSDM-në në zgjedhjet e fundit edhe pse kjo e fundit kishte dy deputet më pak, njofton indeks.mk
Grubi shtoi se RMV-ja po paguan çmim nga pritja për hapjen e negociatave.
“E shohim se çfarë po ndodhë në fqinjin tonë, RMV-ja dhe Shqipëria nuk duhet të ndahen dhe të inkuadrohen në BE, si pako. Alternativë tjetër nuk kemi. Pavarësisht kritikave nuk kemi alternativë tjetër.”, tha Grubi.
Foli edhe për euroskepticizmin.
“Ky euro-skepticizëm na kushtoi shumë në vitin 2008, aso kohe kur VMRO-ja dhe PDSH-ja ishin në Qeveri. Ky euroskepticizëm solli edhe kapjen e shtetit”, shtoi Grubi