Grubi: Si Ali Ahmeti nuk ka figurë më të pastër kombëtare, as në Tiranë, Prishtinë e Shkup

“Unë sinqerisht Ali Ahmetin e konsideroj rilindasin e fundit shqiptar. Nuk ka figurë më të pastër kombëtare shqiptare se Ali Ahmeti, as në Tiranë, Prishtinë e Shkup”.

Kështu deklaroj mbrëmë në një tubim në Shkup, zëvendëskryeministri dhe anëtari i lartë i BDI-së, Artan Grubi.

Sipas tij, ska figurë tjetër që unifikon politikën edhe në Prishtinë, Tiranë e Shkup. “Sepse është i pastër si loti dhe figura më e ndritur kombëtare tre katër dekadat e fundit”, deklaroi Grubi.