Grubi: “Shkolla në Bllacë po bëhet realitet”

Artan Grubi:
Problemi shumë vjeçar i mungesës së hapësirës shkollore në fshatin Bllacë e Poshtme po shkon drejt zgjidhjes përfundimtare.

Sot u nënshkrua marrëveshja për ndërtim edhe nga ministria e Arsimit edhe nga komuna e Çuçer Sandevës.
Ky objekt është i paraparë në programin për investime kapitale të Qeverisë.
Hapi i radhës është leja për ndërtim dhe po punojmë që nxënësit vitin e ri shkollor ta nisin në shkollën e re në vendbanimin e tyre.