Realizuam edhe një premtim shumë të madh për FC Shkupin, Shvercerat dhe të gjithë dashamirët e sportit në komunën e Çairit dhe në Shkup.
Sot bashkë me drejtuesin e federatës së futbollit, Muhamet Sejdini, kryetarin e Çairit Visar Ganiu dhe të Shkupit Petre Shilegov, ministrin Osmani, drejtorin e klubit Bunjaku, deputetë, drejtorë dhe të tjerë inaguruam tribunën e re të stadiumit të Çairit. Uroj që stadiumin e ri ta gëzojmë bashke me titullin kampion për këtë sezon.