Grubi: Ramiz Merko kandidat i BDI-së për Strugën

Grubi: Ramiz Merko kandidat i B DI-së për Strugën

Kreu aktual i Komunës së Strugës Ramiz Merko do të kandidojë edhe për një mandat tjetër në këtë Komunë në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti.
Një gjë e tillë u konfirmua sot edhe nga vetë zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, gjatë një tryeze për Marrëveshjen e Ohrit të organizuar në Strugë ku i pranishëm ishte edhe z.Merko.

“Kam kënaqësinë e madhe që ne emër të kryetarit Ali Ahmeti të ju njoftoj se z.Ahmeti ka vendosur që Ramiz Merkon t’ia propozojë Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së për një mandat të ri dhe për një fitore të re në zgjedhjet lokale të 17 tetorit ku do ta korrim fitoren e radhës”, tha zv.kryeministri Artan Grubi.
Ndryshe B DI pritet ti shpallë këto ditë gjithë kandidaturat për komunat tjera.