Grubi: Punët bëhen në teren e jo në studio, “Koha për kryeministrin e parë shqiptar”

Ish deputeti i BDI-së, Artan Grubi i është përgjigjur paraqitjeve të djeshme në TV të disa kryetarëve të partive se BDi-ja do të jetë në opozitë. Grubi duke shpërndarë një fotografi të Ali Ahmetit ka thënë se punët konkrete bëhen në teren e jo llafe të zbrazëta në studio, përcjell TS.

“Punë konkrete në teren e jo llafe të zbrazëta në studio, pranë nevojave të qytetarëve, çdo ditë, në secilin vendbanim.

Koha për kryeministrin e parë shqiptar ” ka shkruar Grubi.

Ndryshe, pas deklaratave të ish kryeministrit Zoran Zaev se BDI-ja do të jetë opozitë, kanë nisur shumë reagime në rrjetet sociale pasi Zaev shkeli mbi vullnetin shqiptar, pasi në opozitë dhe pozitë vendos vota shqiptare e jo një kryeministër humbës.