Grubi priti në takim ministrinë e Bujqësisë Arjianit Hoxha

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot priti në një takim kolegun e tij, ministrin e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, Arjanit Hoxha.
Grubi dhe Hoxha biseduan lidhur me procesin e shpërndarjes së nëpunësve administrativ të punësuar përmes programit K5, proces i cili sipas të dy bashkëbiseduesve u përmbyll me shumë sukses.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi i tha ministrit të Bujqësisë Hoxha se nga 1.349 nëpunësit administrativ tashmë janë shpërndarë 404 prej tyre, kurse për të tjerët vazhdon procedura e sistemimit.
Hoxha nga ana e tij ka informuar zëvendëskryeministrin e parë Grubi se në Ministri të Bujqësisë tashmë janë sistemuar 18 nëpunës administrativ. Ai gjithashtu i ka thënë Grubit se këta të punësuar janë shpërndarë në pozita të njëjta, bazuar në shkallën e arsimimit të tyre.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi me këtë rast i ka shprehur mirënjohje kolegut të tij Hoxha për përfundimin me sukses të transferimit të nëpunësve administrativ në institucionin që ai drejton dhe që i gjithë ky proces është rezultat i bashkëpunimit të afërt ndërmjet tyre.
Grubi në fund të këtij takimi i ka thënë Hoxhës se me shpërndarjen e nëpunësve administrativ, institucionet në vend kontribuuan në zbatimin e mëtejmë të Marrëveshjes së Ohrit dhe në realizimin e premtimit parazgjedhor të BDI-së si dhe programit qeveritar.