Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, ka pritur në takim tenorin shqiptar me famë botërore Ramë Lahaj.
Përmes një psotimi në facebook, Grubi ka dhënë më shumë detjae rreth këtij takimi.
“Me kënaqësi mirëprita në takim tenorin shqiptar me famë botërore Ramë Lahaj.
E përgëzova tenorin Lahaj për sukseset e arritura në skenën e operës ndërkombëtare.
Bashkëbiseduam rreth përgatitjeve të spektaklit të rradhës, koncertit të tij në Shkup me rastin e shënimit të 20 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit më 13 gusht në Shkup,” ka shkruar Grubi.