Grubi pret në takim lamtumirës ambasadoren Zadorozhnjuk

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka pritur në takim lamtumirës ambasadoren e Republikës së Ukrainës në vend, znj. Natalia Zadorozhnyuk. Grubi ka shkruar se me ambasadoren kanë biseduar për luftën në vendlindjen e saj që ka ngritur në këmbë mbarë botën.
Postimi i plotë:

Bashkëbiseduam për luftën në vendlindjen e saj që ka ngritur në këmbë mbarë botën për të dënuar agresionin rus dhe cënimin e integritetit territorial të Ukrainës, si dhe për hapin e rëndësishëm që bëri vendi ynë duke filluar negociatat e integrimit me BE-në si kundërpërgjigje adekuate ndaj tentativave të destabilizimit dhe dezorientimit ideologjik.