Grubi porosi deputetëve të VMRO-së: Jeni organizatë kriminale, Nikolla dhe Sasha janë baballarët tuaj, ju kryqëzoheni në emër të tyre

Debat i nxehtë në foltoren e Kuvendit u zhvillua mes zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi dhe deputetëve të VMRO-së pas shkarkimit të ministrave dhe akuzave që VMRO-ja i lëshoi në adresë të Grubit.

Ky i fundit tha se VMRO-ja është organizatë kriminale dhe se ata e shpikën korrupsionin dhe se ata vetë e kanë pranuar këtë.

Mes tjerash zëvendëskryeministri i parë, Grubi ftoi Prokurorinë që të hetojë çdo pretendim korruptiv nga 2002 deri sot.

Një pjesë nga fjalimi i Grubit.

Kur ju japin informata, si quhet ai Pashovski, deputeti juaj që aplikon për atë që e quani ju bazhdarenje, edhe atë si analfabetë nuk dini ta lexoni, për të fituar licencë duhet t’ju informojë saktë se dilni në press konferencë dhe në foltore të Kuvendit dhe akuzoni një Bashkim Europian të tërë se me korrupsion ka blerë pajisje dhe ia ka dhënë Ministrisë së Ekonomisë dhe Byrosë për Meteorologji. Mendoj është turp, do ju kisha lutur të tërhiqeni pak dhe të mendoni në lidhje me këtë çështje. Edhe për diçka t’ju informoj se Byroja për Meteorologji nuk akrediton bre shokë, akrediton Instituti për Akreditim, edhe kjo është analfabetizëm, në mënyrë institucionale analfabetizëm, a është ashtu profesoreshë? Ju faleminderit!

E vetmja parti në vendin tonë me konfirmim nga Mile Janakievski, Gordana Jankullovska, Martin Protuger, Ilija Dimovski, Elizabeta Çingarovska se VMRO-DPME-ja është organizatë kriminale e vërtetuar me vendim gjyqësor, me konfirmim të bashkëpartiakëve tuaj që dikur ishin të ulur këtu dhe në Qeveri. Edhe Sasho Mijallkovi njëkohësisht, edhe Nikolla Gruevski, gjithë shoqëria juaj, po ata ishin baballarët tuaj! Ju kryqëzoheni në emër të Nikollës dhe Sashos, ju jeni frikësuar ti shihni në sy, betoheni në ta!