Grubi: “Përvjetorët e ngjarjeve historike janë amanete bashkimi për të ruajtur atdhedashurinë”

Zëvendëskryeministri i parë i vendit, Artan Grubi ka njoftuar se nesër, në vigjilje të 110 vjetori të pavarësisë në Teatrin Teatrin e Operës dhe Baletit në Shkup në ora 19:00 organizohet koncert të cilin sipas Grubit duhet ta ndjekin të bashkuar shqiptarët e RMV-së.

Ai thotë se Përvjetorët e ngjarjeve historike që definuan pavdekësinë e indit tonë kombëtar janë amanete bashkimi për të ruajtur atdhedashurinë e të parëve. Grubi ka njoftuar se organizatorë të këtij koncerti janë Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare dhe Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.
Njoftimi i plotë:

Përvjetorët e ngjarjeve historike që definuan pavdekësinë e indit tonë kombëtar janë amanete bashkimi për të ruajtur atdhedashurinë e të parëve dhe jehona e ndërgjegjes së zgjuar të një kombi drejt rrugës së përparimit mbi vlerat e tij. Prandaj, le të bëhemi të gjithë bashkë nesër, në Teatrin e Operës dhe Baletit në Shkup në ora 19:00, për të shënuar 110 vjetorin e Ditës së Flamurit me koncertin festiv të organizuar nga Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare dhe Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.