Grubi: Personat me Sindrom Down duhet të trajtohen të barabartë në çdo sferë

Zëvendëskryeministri i parë i RMV-së, Grubi në rrjetin social facebook ka shkruar për 21 Marsin – Dita Ndërkombëtare e personave me Sindrom Down.
“21 Marsi është një shkëndijë vetëdijësimi për mbarë njërëzimin për të vendosur në praktikë të përditshme vlerat e humanitetit dhe të gjitha mekanizmat e përkujdesit, si moral ashtu edhe insitucional, në shërbim të të drejtave të personave me sindromën Down dhe trajtimin e tyre të barabartë në çdo sferë të jetës shoqërore. Le të jemi çdo ditë misionarë të palodhshëm në kauzat е mëdha humane për një shoqëri gjithëpërfshirëse që nuk pranon paragjykimin dhe diskriminimin!”, ka shkruar Grubi në facebook.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=515108883311968&set=a.262689908553868&type=3