Grubi përsëri deklaron: “Kufijtë duhet hapur”

Zëvëndëskryeministri i parë Artan Grui në vazhdën e bisedimeve për hapjen e kufijve me Kosovën dhe vendet e rajonit tha se askush në Qeveri nuk po e pengon hapjen e kufijve por se po shohin mundësin e hapjes së kufijve bashkërisht me të gjitha vendet e rajonit dhe se shpreson se dy mbledhjet e ardhshme të Qeverisë të sillet vendim për kufijtë.

-Askush formalisht nuk po e pengon në Qeveri por po shohim mundësinë se si të gjitha palët duke përfshirë edhe ekspertët, epidemiologet dhe Institutet e Shëndetit Publik të vendeve të rajonit të  jemi në një vijë që bashkërisht t’i hapim kufijtë. Ka vullnet politik për ti hapur kufijtë,- shtoi Grubi.

-Nuk shoh arsye të logjikshme për t’i pasur kufijtë e mbyllur dhe kërkova  që ta adresojmë këtë çështje, z.Zaev ishte afirmativ ndërsa u vendos që brenda kësaj javë ta shqyrtojmë mundësinë rreth hapjes së kufijve,-deklaroi Grubi.