Grubi përkujton 2 Majin me një thënie të hoxhë Jakup Asipit

Zëvendëskryeministri i parë ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot ka qëndruar në komunën e Likovës, ku bashkë me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe me kolegë ministra dhe deputet kanë shënuar 2 Majin, shënimin e ditës së fillimit të luftës së UÇK-së në këtë zonë dhe shpalljen e Zonës së Lirë në Karadak të Kumanovës.
Grubi në faqen e tij zyrtare në facebook këtë datë madhështore e ka përkujtuar përmes një thënie të hoxhë Jakup Asipi, i cili ishte dhe ushtarë i UÇK-së në Karadak.

Ky është postimi i Grubit:
“Nganjëherë për ta ndërtuar jetën duhet që dikush të vd*es. E ata që vdesin me qëllim që të jetojnë të tjerët, ata janë më të ndershmit e Zotit. Ky është qëllimi i lu*ftës.”
(Jakup Asipi – lu*ftëtar i lirisë)
Lavdi dëshmorëve të kombit
#2Maj2001

https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/308835080606017