Grubi përkujtoi Abdilaqim Ademin në katër vjetorin e vdekjes

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot bashkë me kolegët e tij ministra ka bërë homazhe tek varri i Abdilaqim Ademit në katër vjetorin e vdekjes së tij, si një nga figurat kryesore të Bashkimit Demokratik për Integrim.

“Përkujtuam sot me mall mikun tonë Abdilaqimin i cili vazhdon të mbetet frymëzim për ne. Angazhimi dhe puna e palodhur e Qimos do të jetojë përherë në mes nesh. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty”, ka shkruar Grubi.

Abdilaqim Ademi i lindur më 20 dhjetor 1969 në fshatin Shemshovë të Tetovës, ishte politikan Shqiptarë në Maqedoni të Veriut, anëtar i BDI-së, nënkryetar i Qeverisë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut që nga viti 2008 , Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor 28 korrik 2011 deri më 20 qershor 2014 dhe Ministër i Arsimit dhe Shkencës në periudhën prej 20 qershorit 2014 deri më 16 janar 2016.
Ai u nda nga jeta katër vjet më parë, ndërsa Qendra Analitike kërkuese e Bashkimit Demokratik për Integrim sot mban emrin e tij.