Grubi për “Opinion”: Albin Kurti të merr “mësim” nga Ali Ahmeti

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në një lidhje direkte sonte në emisionin “Opinion” me Blendi Fevziun tha se situata aktuale me veriun e Mitrovicës nuk është e rrezikshme sepse po bëhet për konsum të brendshëm.

I pyetur se si duhet të reagoj Albin Kurti në këtë pozitë, Grubi dha një përgjigje interesante.

“Ali Ahmeti deri më tani as edhe një vendim nuk e ka marrë pa u konsultuar me SHBA-të, pra edhe z.Kurti duhet të rëndit aktivitetet e veta në koordinim më SHBA-të dhe BE-në. Me Kurtin nuk kam kontaktuar sepse mbase është i zënë në këtë situatë, dua të ju dalim në ndihmë mirëpo ndoshta dhe nuk duan që të përzihemi. Nëse hidhërohemi me BE-në na pajton Amerika, mirëpo po I hidhëruam më Amerikën s’ka kush që na pajton”, u shpreh Grubi.