Grubi për largimin e Limanit: Shumë suksese, uroj ta begatojë Besën!

DI nuk sheh ndonjë problem në largimin e Fatmir Limanit nga partia dhe aderimin e tij në Lëvizjen Besa.

Artan Grubi, sekretar organizativ në BDI i uroi shumë suksese Limanit dhe uron që ta begatojë partinë e re.

“E drejtë e tij legjitime. E përshëndes dhe i uroj shumë suksese dhe uroj që ta begatojë Lëvizjen Besa”, tha Grubi, transmeton TV21.

Ndërkaq dje, kreu i Besës, Bilall Kasami nëpërmjet paraqitjes para mediave njoftoi se Fatmir Limani, dikur pjesë e BDI-së, i është bashkuar Besës.