Grubi: Për korridorin 8 i lëvizëm edhe malet, nuk ka pengesë që mundet me na ndalë

Gjatë promovimit të punimeve për ndërtimin e korridorit 8, zv/kryeministri i parë, Artan Grubi, refuzoi të përgjigjet në pyetjen nëse “Grupi i Zjarrit” është përjashtuar nga partia.

Ai tha se për këtë gjë duhet të flas kryetari dhe sekretari i partisë.

Në pyetjen nëse “ndihet më komod me përjashtimin e Grupit të Zjarrit”, Grubi tha se ai është komod që nga dita e parë.

“Unë jam shumë komod prej ditës së parë. Sa më shumë pengesa, aq më shumë punë. Shih se çfarë jemi duke bërë. A ka një projekt që nuk ka lëvizur nga puna edhe pse janë bllokuar nga 10-15-20 vjet. Po ne i lëvizëm malet. Ne e çrrënjosëm bllokadën e Levicës dhe VMRO-së në parlament. Nuk ka pengesë që mund të na ndalë”, u shpreh Artan Grubi.