Grubi për korridoret: Ata që sot kritikojnë, nesër do të pendohen

Gazetar: Lluka Andreev

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi akuzon për fushatë kundër ndërtimit të korridoreve për qëllime të politikës ditore. Ai tha se VMRO-DPMNE ka dhënë mbështetje për projektin, duke siguruar kuorum në Kuvend dhe se nuk ka pasur asnjë deputet që ka votuar kundër. Grubi tha se nga kryetari i partisë opozitare, Hristijan Mickoski ka marrë dritë jeshile për marrëveshjen me Behtel-Enka, duke i thënë: “bëjeni, firmoseni”.

“Përtej asaj që dëgjoni në media, ne do të ulemi përsëri pas zgjedhjeve dhe do të merremi vesh dhe ata që sot pështyjnë do të pendohen dhe do të thonë: Nuk vlen. Prandaj, gjykoni vetë. Stiropor ose autostradë, vendosni vetë se cili është dallimi”, deklaroi Artan Grubi – Zëvendëskryeministër i Parë.

Grubi zbardhi detaje para biznesmenëve të Odës Ekonomike. Ata pyetën pse nuk janë konsultuar më parë, për çka zëvendëskryeministri u përgjigj se Qeveria e realizon atë që pikërisht biznesi e ka kërkuar.

“Asnjë nga të pranishmit këtu nuk do kishte asnjë vërejtje të vetme sot, as opinioni, as mediat, e as ndonjë subjekt politik. Kjo jep përshtypjen se ne jemi duke ndjekur lepujt, ndërsa drenusha tashmë ka ikur”, tha Angelka Peeva – Anëtare e Bordit Drejtues të Odës Ekonomike.

“Të gjithë ishin të ftuar të jenë pjesë e procesit për dy vjet. Por nëse dikush nuk ka dëgjuar, nëse dikush nuk ka parë, nuk ka dashur ose nuk ka dëgjuar, atëherë pse duhet të fajësohemi ne?”, u shpreh Artan Grubi – Zëvendëskryeministër i Parë.

Kritika ndaj përfaqësuesve të qeverisë drejtuan edhe nga Komisioni për parandalimin e korrupsionit, sipas së cilëve ndryshimet në tetë zgjidhjet ligjore nuk duhet të miratohen në procedurë të shkurtuar. Lidhur me ndryshimet, ministri i Transportit Bllagoj Boçvarski tha se ato do të zbatohen vetëm për projektet me interes strategjik.

“Me këto ndryshime ligjore, parashikohen të gjitha rrugët shtetërore dhe ato të sotme që do të ndërtohen dhe rrugët e ardhshme shtetërore dhe gazsjellësit magjistral, sepse kriza energjetike tregoi se duhet të jemi të shpejtë dhe efikas”, deklaroi Bllagoj Boçvarski – Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Grubi theksoi se projekti do të jetë transparent dhe, siç thotë ai, nëse vetëm një denarë keqpërdoret, politikanët duhet të kalben në burg. Ai gjithashtu mohoi akuzat e opozitës për penalitetet. /Alsat.mk