Grubi: “Për Ditën e Flamurit po ndaj projektin për Universitetin “Nënë Tereza””

Zëvendëskryeministri i Parë, Artan Grubi ka ndarë me qytetarët një projekt që ka të bëjë me pamjet e objektit të rekonstruktuar të Universitetit “Nënë Tereza” në hapësirën e kazermës “Ilinden” në Shkup.

Grubi ka thënë se projekti është mbështetur tërësisht nga Qeveria dhe se gurëthemelin e tij do ta vendosin nesër. Poashtu edhe buxheti për realizimin e këtij projekti është siguruar gjithashtu nga Qeveria në përputhje përcaktimet tona programore për avancimin e cilësisë së arsimit të lartë.
Postimi i plotë i Grubit pa ndërhyrje:

Në vigjilje të Ditës së Flamurit, po ndaj me ju pamjet e projektit të objektit të rekonstruktuar të Universitetit “Nënë Tereza” në hapësirën e kazermës “Ilinden” në Shkup.

Gurëthemelin e këtij projekti të mbështetur tërësisht nga Qeveria do ta vendosim nesër, ndërsa buxheti për realizim është siguruar gjithashtu nga Qeveria në përputhje përcaktimet tona programore për avancimin e cilësisë së arsimit të lartë.
https://facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02uXMxbkr7fPsgzCkE9Vrg5xav7s3rRFMqEchxrNqd9H5v8xSwL3hUXCqGhfYinu1Zl&id=100044385821029&mibextid=Nif5oz