Grubi pasi votoi vjen me porosi: “Ju ftoj të gjithëve që të shfrytëzoni të drejtën e votës“

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, para pak çastesh ka hedhur votën e tij Në komunën e Çairit. Ai përmes rrjetit social ka porositur gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.

“Ne shprehëm bindjen tonë politike për qeverisjen lokale në Çair dhe në Shkup.
Ju ftoj tē gjithëve që të shfrytëzoni të drejtën e votës në të gjitha komunat tona.
Fushata ishte e jashtëzakonshme, ju faleminderoj shumë për pjesëmarrjen dhe përkrahjen, ndërsa sot presim dhe respektojmë vlerësimin tuaj”,shkruan Grubi