Grubi pas konsultave me Ahmetin: “Nuk duhet menduar fillimi, por fundi”

Nga Artan Grubi

Live nga konsultimet me Kryetarin Ali Ahmeti.
E pyeta: Ç’bon? Më tha qe, po pi duhon!

Vendi ka nevojë për stabilitet, siguri, qëndrueshmëri, parashikueshmëri si dhe vazhdueshmëri të rrugës europiane dhe reformuese, korridorin 8 me autostradë nga Bllaca deri në Qafë Thanë, gasifikim, dixhitalizim, hekurudhë deri në Durrës, menaxhim të mbeturinave, rregullim të ujërave, malin Sharr park kombëtar, vende të reja të punës, zhvillim ekonomik, dhe realizim të pritshmërive të qytetarëve në përgjithësi.
Shërbimi publik është bekim, ti shërbesh qytetarit është nderë dhe përgjegjësi.

Çfarë trashëgimie do ti lëmë qytetarëve dhe fëmijëve tanë, cilat gjurmë do ti lëmë pas nesh, çka do të flitet për ne pasi që ne të largohemi, këto janë pyetjet për të cilat duhet ta dijmë përgjigjen para se ta nisim shërbimin publik.
Prandaj, në çdo proces, por më së shumti në jetë, nuk duhet menduar fillimi, por fundi.
Bashkë përgjithmonë.