Zêvendëskryeministri i parë, Artan Grubi nëpërmes një statusi në rrjetet sociale ka njoftuar se me 13 gusht do të organizohet koncert në Shkup në vigjilje të shënimit të 21 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.
Grubi ka shkruar se shënnimi i Marrëveshjes së Ohrit po evoluon me kohën.
Sipas tij, nga ky vit fillon traditë e re.
“Shkollë për rininë mbi vlerat e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit dhe festival të përvjetshëm të paqës. Peace Festival vjen sivjet për herë të parë në Shkup për të gjithë qytetarët me synimin për të shëndëruar në një festival të madh për ta festuar barazinë, paqën, integrimin. Peace festival vjen me 13 gusht në Shkup dhe ju ftojmë të gjithëve që të bëheni pjesë.#PFD22 #PeaceFestival”, ka shkruar Grubi