Grubi: “Objekti i pishinës së vjetër në Saraj bëhet pronë shtetërore që ti kthehet për shfrytëzim komunës”


Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, njëherë edhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënije Ndërmjet Bashkësive ka njoftuar se Qeveria në seancën e 100-të ka miratuar informacionin për seancën e përbashkët qeveritare me Republikën e Shqipërisë më 14 Nëntor në Shkup;

Grubi ka shtuar gjithashtu se Qeveria ka vendosur që objekti i pishinës së vjetër në Qendrën Rekreative Sportive në Saraj të regjistrohet në pronësi të shtetit që pastaj i njëjti të mund të rikthehet për shfrytëzim nga ana e komunës së Sarajit. Zëvendëskryeministri i parë njofton se Qeveria morri vendim për financim të aviokompanive të cilat do të vendosin linja me destinacione të reja.
Njoftimi i plotë:

-Miratuam Informacionin për seancën e përbashkët qeveritare me Republikën e Shqipërisë më 14 Nëntor në Shkup;
-Vendosëm që objekti i pishinës së vjetër në Qendrën Rekreative Sportive në Saraj të regjistrohet në pronësi të shtetit që pastaj të mund të rikthehet për shfrytëzim nga ana e komunës së Sarajit;
-Vendim për financim të aviokompanive të cilat do të vendosin linja me destinacione të reja;

-Sollëm Urdhëresë për mënyrën dhe kriteret e ndarjes së ndihmës financiare për linjat ajrore që do të operojnë në vend;
-Kompletuam procedurën para shpalljes së thirrjes publike për dhënien e mbështetjes financiare për kompanitë ajrore, edhe atë:
-Model të ri mbështetjeje dhe thirrje për përfshirjen e të gjitha aviokompanive të interesuara;
-Rritja e numrit të destinacioneve nga aeroportet e vendit;

-Presim rritje të numrit të pasagjerëve në komunikacionin ajror në vitin 2023;
-Përparësi do të kenë kompanitë që ofrojnë destinacione deri në aeroportin kryesor;
-Përparësitë për kompanitë që do ofrojnë më shumë fluturime në javë nga aeroportet e Shkupit dhe Ohrit;