Grubi: Nuk ka rëndësi pozita ime në pushtet derisa jam afër Ali Ahmetit

Jam kyçur në politikë sepse i besoja z. Ali Ahmeti dhe i besoja se ai do të sjellë barazinë për shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut duke sakrifikuar kështu rehatinë time personale por edhe financiare nëse mund ta quaj për tu bërë e ekipit të z. Ahmeti dhe për tu mundësuar fëmijëve të mi të thonë, po babi im ka qëndruar në krah të z. Ahmeti, në kohën kur është bërë historia sepse vlerësoj se politikat e tija afatgjata, filozofia e tij politike është aq e thellë sa që do të bënë të krenohen të gjithë fëmijët tanë dhe unë me plotë bindje e them se për mua është rilindësi i fundit, është vazhdimësi e Hasan Prishtinës e të gjithë rilindësve Frashëllinjë e të tjerë.

Kështu është shprehur zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi në emisionin Argument në TVM2.