Grubi: “Nuk ka gjë që do kërkon Tetova të cilën nuk do e realizon Qeveria”

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi gjatë tubimit të Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë ku u prezantua kandidatja për kryetare, znj. Teuta Arifi dhe lista e këshilltarëve para të pranishmëve ka thënë se nuk ka projekt të cilin e ka sjellë Teuta Arifi e që nuk është realizuar, shkolla, rrugë, kanalizime, ujësjellës, çerdhe. Nuk ka gjë të cilën do e kërkon Tetova e që nuk do të realizohet nga kjo Qeveri, që sonte është këtu me ne.

“Vota me 17 Tetor është shansi për ju, për ta vazhduar ripërtëritjen e BDI-së, për t’i dhënë shans rinisë, për të garantuar që vendin rinia do ta ketë pikërisht tek Bashkimi Demokratik për Integrim sepse këtu është e ardhmja, është me Ali Ahmetin dhe me asnjë tjetër.”