Grubi: Nuk e di se kujt i pengon të ketë më shumë kontroll ndaj bastoreve dhe kazinove


në jam vetëm nënkryetar i parë i Qeverisë që e zëvendëson kryeministrin kur nuk është këtu dhe në ditën kur është marrë vendimi për tre kazino të reja onlajn kam kryesuar me mbledhjen e Qeverisë dhe kam nënshkruar vendimin, si dhe shumë vendime të tjera kur kam kryesuar me mbledhjet e qeverisë. Kjo nuk do të thotë se është vendimi im, por i qeverisë, theksoi sonte zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi.

“Në atë seancë si dhe në tjera kam nënshkruar shumë dokumente përfshirë edhe atë. Nuk e di se kujt i pengon të ketë më shumë kontroll nëpër bastore dhe kazinotë”, ka thënë Grubi në intervistën për TV Kanal 5 dhe shtoi se në strukturën e pronësisë së Kazinos Austria e cila për momentin është organizatori i vetëm i lojërave të fatit onlajn ka një bullgar, një serb dhe një qytetar i ynë.

Tani, siç theksoi ai, paratë nga lojërat e fatit onlajn derdhen edhe në shtete të tjera, ndërsa me thirrjen e re kur do të ketë tre kompani për lojërat e fatit onlajn do të shkojnë në Buxhetin e shtetit.

“VMRO-DPMNE në vitin 2013 i dha monopol një kompanie për të organizuar lojëra elektronike të fatit për 15 vite. Tani shteti me 51 për qind të aksioneve do të kontrollojë tre kompanitë e lojërave të fatit në internet, ndërsa paratë do të akumulohen në buxhetin e shtetit në vend që të shkojnë në ndonjë llogari jashtë vendit”, tha Grubi, përcjell Politiko.mk

Në lidhje me akuzat e opozitës se janë paguar penalitete për vonesën e ndërtimit të korridoreve 8 dhe 10d për shkak të mosmarrjes së vendimeve në kohë, ai tha se nuk janë paguar fare penalitete ndaj “Behtel dhe Enkës” dhe shtoi se nuk ka pasur asnjë ndikim në përzgjedhjen e nënkontraktorëve të kompanisë.

“Gënjeshtër brutale dhe propagandë kishte për investimin më të madh se janë paguar penalitete dhe gjithçka është për përfitime politike ditore. As BDI, as Ahmeti dhe as unë nuk kemi ndonjë ndikim në përzgjedhjen e nënkontraktorëve. Apeloj deri te të gjithë të interesuarit që duan të punojnë në një projekt të tillë të aplikojnë. Ka shumë vende të lira dhe është një mundësi për të fituar përvojë në një kompani të madhe, që për mua do të thotë projekt jetësor”, thekson mes tjerash Grubi.