Grubi: Njohja e diplomave të administratorëve, prioritet i imi

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe Ministri për sistem politik, Artan Grubi ka nënvizuar se avancimi i administratorëve është prioritet i tij.
Ai u bëri apel të gjithë atyre administratorëve të cilët në ndërkohë kanë kryer fakultete, të paraqiten tek punëdhënësit e tyre që cilët me ligj janë të detyruar që t’ua njohin diplomat, hap ky i cili do të jetë një ndihmë e madhe për ata dhe familjet e tyre në planin e të ardhurave mujore.

Kujtojmë që me hyrjen në fuqi të ndryshimeve të ligjeve për të punësuarit në administratë dhe në sektorin publik mundësohet njohjen e diplomave të të gjithë atyre administratorëve të shtetit dhe të sektorit publik, që janë punësuar me shkollë të mesme dhe në ndërmjet kohë kanë kryer fakultet.
Rrogën do ta marrin sipas nivelit të arsimimit që e posedojnë aktualisht.

Bëhet fjalë për të gjithë të punësuarit sipas këtyre dy ligjeve në pushtet qëndror dhe lokal, arsim, shkencë, kulturë, shëndetësi, punë dhe politikë sociale, agjenci, fonde, institucione publike, etj.
Avansim në vendet e punës nuk pengohet më nga lëvizjet horizontale në vende të ndryshme pune. Kjo hap rrugën për avansim meritor të shumë administratorëve.