Grubi nga Tearca: “Ali Ahmeti dhe BDI të gjitha punët i realizon 100%” (VIDEO)

Të gjitha punët Bashkimi Demokratik për Integrim i realizon dhe bënë 100 për qind. Nuk ka punë të cilën e nis dhe nuk e bënë të reale 100 për qind. Kështu para të pranishmëve, në tubimin e sotëm në Tearcë ka thënë zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, informon GAZETA.MK

Sipas Grubit BDI dhe populli janë një dhe të gjitha të arriturat janë të përbashkëta siç është 100% lufta, 100% Kushtetuta e ndryshuar në favor të shqiptarëve, 100% ndarja territoriale, 100% Universiteti i Tetovës, 100% Universiteti Nënë Tereza dhe shumë e shumë projekte të tjera.

“Të gjitha punët tona i bëjmë 100 për qind. Nuk ka punë të cilën e nisim dhe nuk e bëjmë 100 përqind. 100% lufta, 100% Kushtetuta, 100% ndarja territoriale, 100% Universiteti i Tetovës, 100% Universiteti Nënë Tereza, jo bash 100% UEJL po aty do të vije edhe ai. Të dashur vëllezër e motra absolutisht 100% vihemi në mbështetje të Nuhi Nezirit për fitore në rreth të parë në komunën e Tearcës. Çdo premtim i Nuhi Nezirit do të jetë 100%, kurse ju për detyrë keni vetëm një, e ajo është që në rrethin e parë të rrethoni 3-shin,” ka deklaruar Grubi.

Zëvendëskryeministri i parë, Grubi gjithashtu ka rikujtuar opinionin se pikërisht Ali Ahmeti dhe BDI ishin ata që realizuan dhe mundësuan përdorimin e gjuhës shqipe, përdorimin gjithandej të flamurit kombëtar dhe një mori gjërash në të mirë të të gjitha komuniteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.