Grubi nga Gostivari: “Një kryetar që ofendon secilin prej jush nuk meriton të jetë aty, meriton ta çojmë te shpia”

Gostivari gangsta sonte. Ju vertet jeni bandita ma të mirë në këtë dynja. Kriminela, bandita, shuplaka, kërmilla bretkoca, e kanë bo hallakam vëllezër e motra. Kështu e nisi fjalimin e tij zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në tubimin përmbyllës të Bashkimit Demokratik për Integrim në Goativar ku u prezantua kandidati për kryetar, z. Nevzat Bejta dhe lista e këshilltarëve.

Ju vërtetë jeni banditat më të mirë në dynja. Kriminela…bandita…shuplaka…kërmilla….bretkosa…e kanë bë hallakamë vëllezër e motra. Edhe, Gostivarin e kanë bë hallakamë komplet hallakamë. Një kryetar që ofendon secilin prej jush nuk meriton të jetë aty, meriton ta cojmë te shpia, tha Grubi.