Grubi nga Forina: Gostivari për ne është jetik, vetë kam punuar mbi programin e këtij qyteti


Punojmë me projekte dhe pa kushtëzime, me këtë mesazh iu drejtua sonte banorëve të Forinës së Gostivarit zv.kryeministri i parë Artan Grubi.

Grubi në Forinë qendori së bashku me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryeparlamentari Talat Xhaferi, prej ku kërkuan mobilizim për me 31 tetor që kandidati i BDI, Nevzat Bejta të fitojë Gostivarin.

“Këto takime që kemi me ju, janë kërkesë e drejtpërdrejtë e liderit Ahmeti. Kemi bërë një fushatë dinjitoze deri në rrethin e parë dhe kështu vazhdojmë edhe deri në rrehtin e dytë me 31 tetor. Bëni një krahasim se sa kanë ndryshuar gjërat me ne, kush e ka cenuar votën. Ne nuk kemi pasur kushtëzime por projekte dhe program. Mbi programin për Gostivarin kam punuar edhe unë vetë. Sa i takon pushtetit qendror, i kemi rrumbullakësuar të gjitha të drejtat e shqiptarëve. Nuk mund të na ndalojnë më si shqiptarë për asgjë, nuk ka kufi, ata i gjenë në çdo institucion. Pas këtyre, ne dolëm me Agjendën e Gjelbër. Do ta lidhim Gostivarin me Tetovën me autostradë, poashtu me Kërçovën. Gazifikimi ka ardhur në Gostivar, jemi duke e menaxhuar gjithë deponinë Rusino, dhe atë duam ta heqim prej këtu. Ky është ndryshime, kur duhej të punohet për shqiptarët e bëmë, tani bëjmë projekte të mëdha për jetesë më cilësore”, tha mes tjerash zv.kryeminstri i parë, Artan Grubi duke shtuar se Gostivari për BDI-në është jetik.