Grubi: Nesër ora policore prej 23:00, për Bajram nuk ka orë policore


Zv. Kryeministri i Parë në Maqedoninë e Veriut, Artan Grubi, përmes Facebook ka njoftuar për vendimin e Qeverisë për ndryshimin e orës policore, e cila nga dita e nesërme do të fillojë nga ora 23:00 deri në 05:00 të mëngjesit. Në festën e Fitër Bajramit nuk do të ketë orë policore.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë gjithashtu u vendos edhe që objektet gastronomike të punojnë deri në orën 22:30, por vetëm në ambientet e jashtme. Ky vendim i qeverisë do të hyjë në fuqi nga e mërkura.